Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz e cila nuk njihet për paraqitje të shpeshta në medie ka zgjedhur mediumin lokal “Istogu Channel” që të intervistohet.
Gjatë kohës sa emisioni ishte në transmetim, një dëgjues telefonoi në studio ku dha disa lavdata për ministren Gërvalla.
Ai i tha se e njëjta kishte bërë veprimin e duhur bashkë me presidenten Vjosa Osmani kur ishin larguar nga LDK-ja. I njëjti ofendoi ish-kryetarin e partisë, Isa Mustafën duke e quajtur “vampir”.
Gërvalla pasi dëgjoi qytetarin ia krisi së qeshurës duke e aprovuar mendimin e tij.