Shirat e dendur përmbysin Lezhën, niveli i ujit arrin në 30 cm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shirat e dendur përmbysin Lezhën, niveli i ujit arrin në 30 cm

    Insajderi
    30 August 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës.

    Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

    Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, raporton Tch.

    Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

    Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark