Histori prekëse vijnë nga ‘Ka një mesazh për ty’ te e ‘Diela shqiptare’. Një nënë tregon me lot ndër sy sakrificën për djalin:
Hekrie: E linda djalin, doktori nuk ishte, pas një jave erdhi e më dha dorën “Hekrie të të rrojë vajza”, i thashë “kam bërë djalë”, tha “mos, m’i prishe regjistrat e gjendjes civile”, i thashë “po pse?”, tha “e kam shkruar emrin Rudina, jo Rudin, do shkoj t’i prish”. I thashë “doktor, meqë ti ia ke vënë emrin Rudina, mua më pëlqen, shko prishja a-në, lëre Rudin siç është emri”. Pas një jave, një jave e gjysmë mbeti emri i djalit Rudin. Pas një jave me një furgon të prishur ec e ndalo shkuam në Poshnje, djali ishte i vogël 3-javësh.
Ardit Gjebrea: Si ishte Rudini, llupës, pinte qumësht, e ushqeje,çfarë?
Hekrie: I jepja të pinte fëmijës tim, pjesën tjetër e ruaja për fëmijët e tjerë që të siguroja të ardhura për djalin, për veshje dhe për vete dhe për ushqim.
Ardit Gjebrea: Se familja nuk të ndihmonte?
Hekrie: Jo, i jepja djalit tim, e peshoja sa ishte, sa do pinte dhe pjesën tjetër ia jepja 4-5 fëmijëve të tjerë.
Ardit Gjebrea: Dhe kush të paguante për këtë?
Hekrie: Shtëpia e fëmijës.
Ardit Gjebrea: Për sa kohë zgjati kjo histori?
Hekrie: 2 vjet.
Ndërkohë, Hekria pati mundësinë të jetonte në Tiranë dhe të punonte. Rudinin, u detyrua ta inte në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës dhe shkonte ta takonte çdo dy javë, pa lënë asnjë autorizim për birësim, me idenë që një ditë, do të bashkoheshin dhe jetonin të dy./tvklan.al