“Shita makinën për të paguar shtatë ditë shezlonin në Jalë”, Robert Berisha ironizon për çmimet në jug – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Shita makinën për të paguar shtatë ditë shezlonin në Jalë”, Robert Berisha ironizon për çmimet në jug

    Insajderi
    12 July 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatori Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

    Mirëpo siç duket, moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.

    Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.

    “Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark