Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë të martën, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.
Interesim për ta ndjekur këtë ndeshje është shumë i madh dhe kjo dëshmohet më së miri me numrin e biletave të shitura.
Sipas raportimeve nga mediat hungareze, deri tash janë shitur pothuajse të gjitha biletat – andaj të martën pritet të ketë edhe atmosferë të zjarrtë.
“Puskas Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëseve.
📲| Almost all tickets for the 🇭🇺 Hungary-Kosovo 🇽🇰 match are sold out.
Tickets available here: https://t.co/l5HlIvwgUY pic.twitter.com/1umvet8hYg— Hungarian Football Xtra (@HunFootballXtra) March 24, 2024