"Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai"- Eskalon debati mes Xhenetës dhe Krisës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”- Eskalon debati mes Xhenetës dhe Krisës

    Insajderi
    30 March 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka ndodhur sot në studiot e Top Channel, gjatë emisionit ‘E diell’, mes ish-banores së Big Brother VIP, Krisa, dhe Xheneta Fetahut.

    Dyshja janë përplasur me tone të larta, duke shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.

    Gjithçka nisi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një diskutim të tensionuar, i cili shpejt eskaloi në një shkëmbim të ashpër fjalësh. Në një moment, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua!”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të ishte pjesë e diskutimeve të saj.

    Nga ana tjetër, Krisa nuk e la pa përgjigje dhe iu kundërpërgjigj ashpër Xhenetës me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.

    Ky koment shkaktoi reagime të forta, duke e bërë debatin edhe më të ashpër mes vajzave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark