Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet një burrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet një burrë

    Insajderi
    08 October 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që dyshohet se e ka shitur veturën të cilën e kishte marr me qira.

    Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 shtator, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të hënën.

    Ai dyshohet për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe pas intrevistimit është dërguar në mbajtje.

    “Më 07.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark