Për ta vendosur këtë shifër në perspektivë, i bie që ky telefonë ketë korrë 2.75 herë më shumë sukses sesa Note 7 dhe 5.5 herë më shumë sesa Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Gjatë fundjavës filluan porositë e Samsung Galaxy S8 në Korenë e Jugut dhe informacionet paraprake tregojnë shifra rekord. Sipas ZDNet Koreano Jugorët porositën 550,000 Galaxy S8 dhe S8+ brenda dy ditësh.
Për ta vendosur këtë shifër në perspektivë, i bie që ky telefon korrë 2.75 herë më shumë sukses sesa Note 7 dhe 5.5 herë më shumë sesa Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Raportohet e Galaxy S8+ me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme të jetë edhe më i kërkuari. Kjo kërkesë e lartë vjen pas një fushatë të egër reklamimi nga kompania.
Gjithashtu boshllëku që la Note 7-ta vitin e kaluar duket të ketë shtuar urinë e konsumatorëve. Koreano Jugorët do të jenë të parët që marrin telefonin më të fundit të Samsung. Më 21 Prill telefoni del në shitje në mbarë botën.