Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të enjte vendimin për 15 personat e arrestuar pak ditë më parë për aktivitetin e shitjeve online.
Ata akuzoheshin se ushtronin aktivitetin duke iu shmangur detyrimeve tatimore.
Nga 15 personat e arrestuar, Gjykata ka vendosur që për 7 prej tyre të japë masën e “arrest shtëpie” ndërsa për 8 persona të tjerë atë të detyrimit të paraqitjes.
Vendimi i Gjykatës:
Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzes dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Nenit 248 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale,