Shiu që ka rënë pasditen e së hënës ka shkaktuar përsëri bllokim të kryeqytetit, pasi shumë rrugë dhe trotuar e objekte banimi e biznesi u përfshinë nga uji i cili doli në sipërfaqe pas reshjeve të dendura.
Prej qendrës e deri në lagjet në periferi, kryeqyteti po vazhdon të vuaj nga vërshimet shkaku i një infrastrukture të dobët rrugore dhe të kanalizimit e përcjelljes së ujerave./Insajderi