Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të kryeqytetit.
Sasia e lartë e ujit ka përfshrië edhe lagjen “Lakrishte” pasi që kanalizimet në kryeqytet nuk kanë kapacitet të përpijnë ujin që bëhet.
Kjo bën që rrugët të përmbytet sa herë që ka reshje, njëjtë ndodhi edhe sot.
Rruga tek rrethi i madh në Lakrishtë, që lidhet me Fushë Kosovë është përfshirë nga uji.
Nga pamjet që ka siguruar Insajderi shihet se veturat kalojnë më vështirësi./Insajderi.org/