Shkak i sanksioneve - Lavrovit i anulohet vizita në Gjenevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkak i sanksioneve – Lavrovit i anulohet vizita në Gjenevë

    Insajderi
    28 February 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të “sanksioneve anti-ruse” të vendosura nga vendet e Bashkimit Evropian, shkruan the Guardian, përcjell Insajderi.

    Lajmi është bërë i ditur nga misioni rus në Gjenevë.

    Mësohet Lavrov ishte planifikuar t’i drejtohej personalisht Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Konferencës për Çarmatimin të martën.

    “Por ai është detyruar të anulojë udhëtimin e tij “për shkak të një ndalimi të paprecedentë të fluturimit të tij në hapësirën ajrore të një numri vendesh të BE-së që kanë vendosur sanksione anti-ruse”, thuhet në njoftimin e lëshuar në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark