Përgjigjet për shkakun e përplasjes së aeroplanit Voepass ATR-72 në Brazil do të gjenden në kutinë e zezë, të cilën autoritetet në vend e kanë lokalizuar.
Si shkak i përplasjes, të 61 personat në bord humbën jetën. Sipas uebsajtit FlightRadar24, në zonën ku po fluturonte avioni me dy motorë, ishte dhënë paralajmërimi për mundësinë e ngricave ekstreme në lartësitë 3.6 deri në 6.4 km. Sipas raportimeve, mjeti fluturues ishte në një lartësi prej 5.1 km përpara se të rrëzohej.
Në raste të paralajmërimeve të tilla, ka shqetësime se pikat e ujit që ngrinë mund grumbullohen në krahë dhe në helika, duke shkaktuar probleme me performancën e avionit e duke reduktuar shtytjen dhe/ose ngritjen dhe duke rritur fërkimin.
Nga ana e tij, drejtori i Shërbimeve të Aviacionit të Voepass, u tha gazetarëve se edhe pse pritej që të kishte kushte të këqija moti, ato ishin brenda limiteve të pranueshme për llojin e mjetit fluturues Voepass ATR-72.
Sipas kreut të komisionit të hetimit të aksidenteve ajrore të Brazilit, avioni që u rrëzua “është i certifikuar në disa vende për të fluturuar në kushte akulli, në disa prej të cilave ndikimi i ngrirjes është më i rëndë”.
Sipas kreut të komisionit të hetimit të aksidenteve ajrore të Brazilit, avioni që u rrëzua “është i certifikuar në disa vende për të fluturuar në kushte akulli, në disa prej të cilave ndikimi i ngrirjes është më i rëndë”.
Megjithatë, përgjigje më të qartë mund të japë ekzaminimi i kutisë së zezë në ditët në vijim./a2cnn/