Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dëbohet nga Zvicra dhe dënohet me kaq vjet burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dëbohet nga Zvicra dhe dënohet me kaq vjet burgim

    Insajderi
    14 August 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Federale e Cyrihut ka marrë vendim që ta dëbojë një kosovar nga Zvicra për shtatë vjet.

    Në vitin 2019, atë kohë si 19 vjeçar, i riu nga Kosova kishte shkaktuar aksident të rëndë, ku një vajzë 4-vjeçare kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte qenë në rrezik për jetën.

    Siç raporton gazeta24 heuers.ch”, ai ishte i specializuar dhe punonte si mekanik.

    I njëjti e kishte huazuar një veturë BMW, me 600 kuajfuqi të cilit ia kishte ndërruar edhe performancat pa ndonjë autorizim paraprak.

    Kosovari në Dietikon kishte bërë vozitje të rrezikshme, ku në zonën 60 km/h kishte lëvizur me shpejtësi prej 74 kilometrash në orë.

    Pos, dëbimit i riu duhet të vuajë burgimin prej afro 4 vjetësh (46 muajsh) dhe duhet të paguajë kompensimin për dëmet morale dhe materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark