Shkaktoi aksidentin dhe iku nga vendi i ngjarjes - policia kap të dyshuarin pas tri ditëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi aksidentin dhe iku nga vendi i ngjarjes – policia kap të dyshuarin pas tri ditëve

    Insajderi
    20 February 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin që shkaktoi aksident trafiku me dëme materiale dhe u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan Insajderi.

    I dyshuari është D.V., i lindur në vitin 1972.

    “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin e datës 17.02.2025 në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën Nacional Mitrovicë-Jarinje më saktësisht në fshatin Dren, pas shkaktimit të aksidentit drejtuesi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    Policia shtoi se pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

    “Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje”.

    “Gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të Policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor”.

    Policia e Kosovës bëri me dije se mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark