Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

    Insajderi
    01 October 2024 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martë, 29-vjeçarja Klevisa Ymeri është paraqitur para Gjykatës së Dubrovnikut për t’u njohur me vendimin lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në prill të vitit 2024, ku humbën jetën motër e vëlla.

    Ymeri u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit dhe u dënua me 4 vite burg, përfshirë periudhën e qëndrimit në paraburgim.

    Vendimi lejon apel brenda 15 ditëve nga dita e pranimit, ndërsa ndaj urdhrit të paraburgimit mund të parashtrohet ankesë brenda 3 ditësh, sipas raportimeve nga mediat vendase.

    Aksidenti ndodhi më 9 prill, kur Ymeri, duke udhëtuar me një shpejtësi prej rreth 170 km/orë, kreu një parakalim të gabuar që rezultoi në përplasjen fatale me automjetin ku po udhëtonin Stejpan Derek, 21 vjeç, dhe motra e tij, Katarina Derek, 19 vjeçe.

    Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes.

    Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze, tani përballet me pasojat ligjore të kësaj tragjedie./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark