Shkaku i shamisë, policja amerikane rrahet dhe ngacmohet nga kolegët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkaku i shamisë, policja amerikane rrahet dhe ngacmohet nga kolegët

    Insajderi
    07 February 2017 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një police thotë që është ngacmuar nga kolegët e saj të departamentit të policisë së New York-ut për shkak të vendimit të saj që të mbajë shaminë.

    38 vjeçarja, Danielle Alamrani, tha në një procedim gjyqësorë që disa oficerë kishin publikuar foto të saj në poligon dhe gjithashtu edhe e kanë rrahur, si pjesë e diskriminimit vërshuar ndaj saj, e këtu bënin pjesë edhe emra si “terrorist” dhe “taliban”.

    “Asaj i është dashur të kërkojë leje pushimi”, ka treguar avokati i zonjës Alamrani për The Independent. “Nuk mund të trajtosh kështu njerëzit në New York. Nuk mund të trajtosh kështu njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

    Abuzimi kishte filluar kur ajo ka filluar të mbajë shaminë në vitin 2008, ndërsa ishte konvertuar në islam një vit më parë.

    Kur ajo ishte ankuar në punë, oficeri i cili ishte marrë me ankesën e saj, ishte kundërpërgjigjur ndaj saj duke bërë një dosje kundër saj për ankesë ndaj shërbimit të fëmijëve.

    Pos tjerash, Alamranit i ishin caktuar pozita ku nuk mund të përfitonte për orë shtesë pune.

    Departamenti ligjor i New York-ut ende nuk është përgjigjur ndaj padisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark