Shkallosja në nivel, deputet i VV për deputet: Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për dhjetë muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkallosja në nivel, deputet i VV për deputet: Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për dhjetë muaj

    Insajderi
    17 December 2024 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, njëherit kandidat për deputet në Vetëvendosje nga lista Guxo, Luan Gacaferi, ka lëshuar një deklaratë tipike të një aktivisti të përbetuar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

    Ai ka thënë rritja e numrit të fëmijëve të lindur për këta dhjetë muaj në Kosovë, ka ndodhur falë kryeministrit.

    Duke harruar se janë dy prindër që vendosin të martohen e të krijojnë familje, Gacaferi krejt meritat për këtë rritje të numrit të foshnjave të lindura ia jep Kurtit.

     “Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj”, ka shkruar ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark