Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës gjatë natës dhe si mund të parandalohet – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës gjatë natës dhe si mund të parandalohet

    Insajderi
    29 April 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime.

    Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

    Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinet.

    Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare, njofton AgroWeb.org.

    Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

    Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

    Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës.

    Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendineve të këmbës i kushtohet më pak kohë.

    Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

    Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër. Kjo për faktin se gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

    Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave.

    Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht.

    Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

    Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

    Si të parandaloni ngërçet e këmbës

    Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime.

    Për më tepër, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

    Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet.

    Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.

    E fundit por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark