![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ministri Liburn Aliu të mërkurën e ka shkaruar Servet Spahiun nga pozita e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Insajderi merr vesh se ushtrues detyre në këtë pozitë është zgjedhur Izedin Bytyqi.
Një vit më parë Bytyqi e gëzonte këtë pozitë kyqe, por pas shkarkimit të tij në maj të 2022 vendin ia zuri Servet Spahiu tashmë i shkarkuar.
Nga Ministria e Infrastrukturës ende nuk janë deklaruar rreth arsyeve të këtij shkarkim-ngarkimi të sekretarit. /Insajderi