Irfan Hysenbelliu dhe Luan Bregasi, kanë humbur betejën disa vjeçare me punonjësit e Birrës Tirana, të cilët i kanë lënë pa paga dhe u kanë shkelur çdo të drejtë.
Punonjësit janë në një betejë mbi 5 vjeçare me pronarët e tyre. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar të gjitha akuzat e menaxhmentit të Birra Tirana të drejtuar atëherë nga Luan Bregasi (sot Irfan Hysenbelliu), kundër një grupi punonjësish.
Punëtorët thonë se kjo fitore është e rëndësishme për ta, pasi vendos të drejtën në vend.
Punëtorët bënë të ditur se gjyqtarja ka urdhëruar të bëhet publik vendimi që mbahej i paralajmëruar nga Prokuroria e Tiranës.
Në ditët që vijnë, punëtorët e Birra Tirana, do t’i drejtohen publikut me një qëndrim mediatik, ku do të tregojnë fakte të reja mbi aferën e shkatërrimit të Birra Tirana. /Pamfleti