Analisti Genc Burimi ka komentuar ndryshimet në qeveri, ku Edi Rama shkarkoi zv.Kryeministrin Arben Ahmetajn dhe në vend të tij vendosi Belinda Ballukun.
Në një intervistë për Ora, Burimi tha se është i të njëjtin mendim me opozitën pasi dhe sipas tij Ahmetaj është i përfshirë në aferën e incineratorëve dhe se është i shpallur “Non Grata’ nga Britania. Më tej ai tha se Ahmetaj së shpejti do të thirret në SPAK.
‘Ndaj të njëjtin mendim me opozitën. Lidhet dhe me “Non Gratën’ nga Britania, ku sipas disa zërave dhe në opozitën blu, figuroka dhe emri i Ahmetajt.
Kjo që bën Rama çon ujë në këtë mulli. Me shkarkimin e Ahmetajt në këto kushte Rama e damkos, me vulën e kuqe në ballë se është i korruptuar. Nuk kishte asnjë urgjencë shkarkimi i Ahmetajt në këtë moment vape. Nuk duhet të habitemi që ditët në vazhdim Ahmetaj do thirret nga SPAK’, tha Burimi.