Transmetuesi publik i Tanzanisë “TBC” i ka suspenduar nga puna nëntë anëtarë të stafit pasi që e kishin transmetuar një lajm të rrejshëm në televizion, i cili thoshte se presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte lavdëruar performancën e presidentit të Tanzanisë, John Magufuli.
Lajmi ishte shfaqur edhe në një uebsajt të quajtur “Fox Channel”, transmeton Express.
Lajmi, i cili u transmetua javën që shkoi, theksonte se Trump e kishte quajtur Mangufulin hero afrikan krahasuar me liderët tjerë në rajon që nuk po bëjnë asgjë.
Drejtori gjeneral i TBC-së, Ayub Chacha, ka thënë se televizioni është dashur t’i verifikonte informatat para se t’i transmetonte.