Shkarkohet Isuf Ibërdemaj, drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkohet Isuf Ibërdemaj, drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan

    Insajderi
    02 December 2021 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj, është shkarkuar nga pozita e tij nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Në vendimin e MD-së thuhet se shkarkimi ndodhi si pasojë e shkeljeve ligjore që ishin bërë në këtë qendër, më datë 28 shtator të këtij viti.

    “Me datë 13.10.2021, Ministria e Drejtësisë ka pranuar raportin e inspektimit nga Inspektorari i MD-së, ku konstatohen se ish-drejtori i Qendeës së Paraburgimit në Prishtinë, Isuf Ibërdemaj, ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M. nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur, përkatësisht ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M. pa shkresa zyrtare, por vetëm me komunikim gojor, gjë  e cila është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve,” thuhet në vendim.

    Vendimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark