Shkarkohet kryeshefi i kompanisë së mbeturinave 'Pastrimi' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet kryeshefi i kompanisë së mbeturinave ‘Pastrimi’

    Insajderi
    08 July 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, në kompaninë “Pastrimi” Burim Kelmendi.

    Vendimi është marrë nga Bordi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, me pretendimin se Kelmendi ka keqmenaxhuar ndërmarrjen.

    Për shkarkimin e tij ka shkruar edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se i njëjti është shkarkuar pasi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë.

    “Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”, thuhet në njoftim.

    Të njëjtat janë gjetje edhe të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve.

    Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv ka hyrë në fuqi sot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark