Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

    Insajderi
    19 May 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm të jashtëzakonshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri.

    “Sot më datë 19.05.2024 është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm ku ishte thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të vetmën pikë të Rendit të Ditës për votimin e shkarkimit të kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri.”

    60 delegatë kanë votuar pro shkarkimit të Zeqirit.

    “Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan PRO shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark