Shkarkohet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkohet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani

    Insajderi
    11 April 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, gjatë së hënës është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.

    Kjo seancë e jashtëzakonshme ishte e ftuar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu.

    Në takimin që u mbajt mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e Luginës, kryeministri Albin Kurti ka thënë që nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, duke mos mbështetur shkarkimin e Ardita Sinanit.

    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përkrahur iniciativën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.

    Gjatë një takimi të zhvilluar sot me përfaqësuesit e Luginës, ku e pranishme ishte edhe Sinani, Kurti bëri thirrje të mos mbështeten tentimet për acarim mes shqiptarëve, pjesë të së cilës e pa edhe synimin për ta rrëzuar nga pozita e kryetares së Preshevës Ardita Sinianin.

    “Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm” u shpreh kryeministri Kurti në mëngjesin e sotëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark