
Klubi i madh turk, Fenerbahçe, ka zyrtarizuar sot largimin e trajnerit portugez Jose Mourinho, vetëm pas një sezoni në krye të skuadrës.
Vendimi erdhi pas eliminimit zhgënjyes nga play-offi i Ligës së Kampionëve kundër Benficas dhe rezultateve jo të qëndrueshme në kampionat.
Në komunikatën e klubit thuhet:
“Që nga sezoni 2024-2025 Jose Mourinho ka ushtruar detyrën e trajnerit të ekipit tonë të parë. Sot rrugët tona janë ndarë. E falënderojmë për gjithë kontributin e dhënë për skuadrën tonë deri më tani dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.”
Mourinho ishte prezantuar me shumë bujë verën e kaluar, duke ngritur pritshmëritë për rikthimin e Fenerbahçes në majat e futbollit turk dhe garën e fortë në Evropë. Megjithatë, dështimet në arenën ndërkombëtare dhe presioni i madh nga tifozët e bënë të pashmangshëm këtë ndarje të bujshme.