×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet sekretari pa kulturë i Ministrisë së Kulturës që i hyri dajak vartësit

    Insajderi
    14 November 2024 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme ka ndodhur një përleshje fizike brenda zyrëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Zyrtari i kësaj ministrie, Miftar Latifi, kishte shkuar në Policinë e Kosovës për të denoncuar sekretarin e Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi, për sulm fizik, duke pretenduar se është kapur për fyti prej tij.

    Ndërsa sot siç merr vesh Insajderi, është shkarkuar sekretari Krasniqi. Në vend të tij u emërua Bislim Bislimi.

    Në një e-mail dërguar zyrtarëve të kësaj ndërmarrje thuhet se Bislimi, është kthyer në poziten që kishte pasi ka përfunduar afati i transferimit të përkohshëm.

    Ju njoftojmë se nga data e sotme, në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas përfundimit të afatit të transferimit të përkohshëm për interest ë institucionit, në pozicionin e punës Sekretar i Përgjithshëm në MKRS është kthyer z. Bislim Bislimi. Prandaj, kërkojmë nga ju që të saktësohet adresimi në shkresat dhe aktet tjera zyrtare“, thuhet në letrën që e ka parë Insajderi.

    Kujtojmë se edhe Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka protestuar (në heshtje) kundër dhunës në institucione.

    Protestuesit janë mbledhur para objektit të MKRS-së duke mbajtur maska në fytyrë dhe pankarta në duar me mbishkrimet “sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik. E as nuk kam liri për tu shprehur lirshëm”, “S’muj me fol se të gjuhen në qafë mandej”.

    Në lidhje më këtë rast është potencuar dje edhe ministri,  Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se janë duke marr informata në lidhje me këtë rast dhe se sipas tij dhuna është e papranueshme.

    “Të gjitha faktet janë duke vlerësuar sepse duam që të sigurohem që nuk do ta diskriminojmë askënd. Edhe policia është duke u marr me rastin, po e presim edhe raportin e policisë, po ndërmarrim edhe veprimet tona. Në momentin që i kemi të gjitha faktet do të ndërmarrim veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës. Dhuna ose çfarë do veprimi që eskalon në ballafaqim fizik janë të papranueshme, të dënueshme dhe këtë parim do ta mbrojmë deri në fund në këtë rast”, ka thënë Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark