Shkarkohet Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Insajderi
    23 May 2025 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është shkarkuar.

    Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.  Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Vokrri u shkarkua pas deklaratave e tij ndaj ndërkombëtarëve në një intervistë. Ai i ka akuzuar kanë nxitur trazirat në veri në disa situata.

    Vokrri tha se me takimet e tyre kanë inkurajuar eksponentë të lidhur me Listën Serbe që të bëjnë trazira.

    Ai përmendi edhe një ndër diplomatët ndërkombëtarë, që është edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark