Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale.
Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt.
Konfiskimi i armëve u bë nga policia në operacione të ndryshme.
Me këtë rast u tha se Policia e Kosovës është dhe ka qenë çdoherë e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe për të ofruar siguri e rënde dhe qetësi për të gjithë qytetarët.
Përfaqësuesit e UNDP-së dhe të BE-së kanë theksuar se do të vazhdojnë që së bashku të mbështesin institucionet e Kosovës në avancimin e sigurisë
Me këtë rast është apeluar në raportimin e mbajtjes ilegale të armëve.