×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet murali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, përkundër mbrojtjes së Vuçiqit

    Insajderi
    10 November 2021 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mural kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq u shkatërrua në rrugën Njegoseva në qendër të Beogradit.

    Dyshohet se pas shkatërrimit të muralit qëndron përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate të Serbisë (SDPS), Djordjo Zujoviq, transmetojnë mediat serbe.

    Siç shihet edhe në foto, në muralin e kriminelit të luftës është hedhur një kovë me gëlqere.

    Mlladiq njihet nga publiku ndërkombëtar, jo vetëm për krimet që ka kryer në Kroaci dhe Bosnjë gjatë luftërave 1991 deri 1995, për të cilat u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm, por edhe për atë se falë ndihmës nga Qeveria e Serbisë ai arriti të qëndronte i fshehur 16 vjet me radhë, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

    Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, tha kohë më parë se pa konfrontimin me Ratko Mlladiqin dhe krimet e tij, Serbia nuk mund të kthehet në shoqëri moderne, evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark