×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet një laborator i kokainës në Prishtinë, Sveçla ka një paralajmërim për kriminelët

    Insajderi
    22 September 2024 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator droge të llojit kokainë në kryeqytet.

    Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa e ka shfrytëzuar të bëjë paksa fushatë. Në shkrim ka përmendur se përgjatë mandatit të VV’së janë shkatërruar 19 laboratore droge dhe mbi 2500 kilogramë sasi të ndryshme të drogave janë konfiskuar.

    Sveçla, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka dhënë edhe një paralajmërim për ata që duan ta shkelin ligjin.

    “Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave”.

    “Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, përfundon shkrimi i Sveçlës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark