Shkatërrohet plotësisht spitali nga bombardimet ruse, fëmijët mbesin nën rrënoja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkatërrohet plotësisht spitali nga bombardimet ruse, fëmijët mbesin nën rrënoja

    Insajderi
    09 March 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një spital për fëmijë në qytetin jugor është shkatërruar plotësisht nga sulmet ajrore ruse, sipas këshillit të qytetit të Mariupol.

    “Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, tha ai. Nuk dihet nëse ka pasur viktima.

    Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe prej ditësh ka qenë vendi i bombardimeve të forta. Kjo ka lënë mijëra njerëz pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se të mërkurën ka kryer sulme ndaj një maternitet në qytetin jugor të Mariupolit.

    Ai tha se ka fëmijë që kanë mbetur “nën rrënoja”.

    Kryqi i Kuq e ka përshkruar situatën si “apokaliptike”, ndërsa nënkryetari i bashkisë pretendon se 1200 njerëz janë vrarë në qytet.

    Disa përpjekje për të evakuuar civilët nga Mariupol kanë dështuar ditët e fundit. Nuk ka asnjë provë që dikush mund të largohej gjatë një armëpushimi të rënë dakord sot. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark