Një tjetër rrjet droge me në krye shqiptarë është shkatërruar nga policia në Itali.
Gjatë një operacioni të kryer nga karabinierët e Firences është zbuluar një organizatë e cila importonte kokainë nga Holanda në Itali. Lidhur me këtë rast janë ekzekutuar nëntë urdhër arreste në provincat e Firences, Lucca, Prato dhe Napoli, shkruan Albeu.
Mediave italiane shkruajnë se në krye të organizatës që merrej me trafikun e drogës, ishte një familje shqiptare, me banim prej kohësh në provincën e Firences.