Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.
Në raport thuhet se e njëjta pasi kishte demoluar orendi në shtëpi kishte sulmuar edhe antarët e familjes së saj.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 12.05.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për arsye se kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes si dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi. E dyshuara në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.