Ersan Qavolli është Prokurori i Krimeve të Rënda që për shumë vite angazhim në organin e akuzës në Pejë ka hetuar raste të rënda e shkatërruar grupe fortë të organizuara kriminale si ato të mbjelljes së plantacioneve të drogës.
Për këtë iu kërcënua edhe familja, por nuk u ndal. Ka futur në burg edhe grupe që lëshonin para me fajde. Insajderi sjell profilin e Prokurorit që pritet të jetë i pari i Prokurorisë në Pejë.
Gazeta Insajderi
I ri në moshë, por jo në përvojë. I njohur nga publiku, por emër më i njohur në mesin e grupeve kriminale si emër i frikshëm për ta. Ky është Ersan Qavolli, Prokurori i Krimeve të Rënda në organin e akuzës në Pejë, emrit të së cilit i frikësohen ata që e thyejnë ligjin, e në veçanti ata që merren me krim të organizuar. Ersan Qavolli aktualisht mbanë edhe pozitën: Zëvëndëskryeprokuror në Pejë. Aq i frikësohen sa këtë vit, pasi që ai dhe hetimet që kreu rezultuan në shkatërrimin e tri plantacioneve të drogës në Republikën e Kosovës, tentuan ta godisnin personalisht.
Ai dhe familja e tij ishin kërrcënuar nga persona që operacionet që ai organizo dërguan në shkatërrimin e një are të madhe me kanabiz- iu shkaktuan humbje milionësh dilerëve të drogës.
Më vonë këta persona do të arrestoheshin, por as kërrcënimin nuk e kishte zbrapsur.
Këtë vit, nën drejtimin e tij, nga Policia dhe organe tjera të zbatimit të ligjit është shkatërruar një plantacion prej 5 milionë eurosh drogë gati për përpunim për treg. Në këtë rast ai arriti të identifikonte 9 të dyshuar, e dy prej tyre tashmë janë kapur nga Shqipëria me urdhër të Prokurorit Qavolli.
Shiko rastet e tij me plantaionet e drogës:
Ai gjatë këtij viti ka futur prapa grilave edhe një grup mirë të organiuar të fajdeve, për të cilin ka pasur raportime mediale e interes nga publiku- për shkak të dëmit që shkaktonte ai grup.
Në pjesën më të madhe të vitit, Prokurori Qavolli ka qenë në fokus të publiku dhe për rastet e tjera ku ai nuk afrohej vetëm me prezencën e Policisë në skenat e krimit, por ishte bashkë me ta kur ndodhnin rastet, derisa ka ofruar transparencën që ia lejon ligji pa e prishur ndonjë hetim.
Në garë për pozitën e Kryprokueoeit të Prokurorisë Themelore në Pejë, pos Ersan Qavollit janë edhe dy prokurore. Sanie Seferi nga departamenti për të mitur e Lumturie Vuqetaj nga Deparamenti për Krim të Rënda.”