×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën arsyetimin se shkelën detyrat – “Trepça” largon nga puna 5 punëtorë

    Insajderi
    19 August 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja “Trepça” ua ka ndërprerë kontratën katër punëtorëve pasi që të njëjtit kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Insajderi.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të kësaj ndërmarrje në Facebook.

    E këto largime po bëhet pikërisht, pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti se “Trepça” ka shumë punëtorë e pak xehe.

    Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh ai në mbledhjen e qeverisë.

    Më poshtë i gjeni njoftimet nga ndërmarrja:

    Me datën 19.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.N. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:2038 e dt. 14.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4552 të dt. 19.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.N.

    Me datën 19.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:2038 e dt. 14.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4546 të dt. 19.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.B.

    Me datën 19.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.M. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:2038 e dt. 14.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4548 të dt. 19.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.M.

    Me datën 19.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. M.Z. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:2038 e dt. 14.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4550 të dt. 19.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për M.Z.

    Pos këtyre, “Trepça” ka larguar përkohësisht një tjetër nga puna.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark