Zyra Kombëtare e Audtimit, ka publikuar raportimin e auditimit për sezonin e vitit 2021/22.
Në konferencën për media, ZKA tregoi rezultatet e auditimit ku nxjerrë në pah situatën e rënduar nëpër disa komuna.
Ky raport përfshinë 11 komuna të Kosovës, ku shfaqen mangësitë dhe situata më të rënduar ne qeverisjet lokale.
“Janë 13 raporte nga 134 raporte të auditimit, mirëpo prej asaj që e kam vërejtur, mangësitë janë të njëjta, mos të themi situata është edhe më e rënduar posaçërisht tek niveli lokal. Ndoshta kjo ka qenë edhe për shkak të zgjedhjeve, mirëpo në disa raste situate është edhe më rënduar”, theksoi Spanca.
Spanca ka thënë po ashtu se rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe kontrollit.
“Parregullsitë janë të përhapura pothuajse në secilin cikël dhe fushë të shpenzimeve. Po i përmendi vetëm disa: Angazhimi i punonjësve me marrëveshje për shërbime të veçanta pa respektuar procedurat e prokurimit publik dhe kryesisht për punë dhe detyra te rregullta te organizatës, mangësi në procesin e prokurimit publik, disa prej tyre, përdorimi i procedurës jo adekuate te prokurimit publik, tejkalim i vlerës se kontratave, mangësi në menaxhimin e kontratave, inicim i projekteve pa zotim të mjaftueshëm të fondeve, mos pagesa e faturave brenda afatit 30-ditëve, mungesa e planit vjetor të mbështetjes financiare të OJQ-ve. Po ashtu mangësi në procesin e vlerësimit të aplikacioneve për subvencion, jo efikasitet ne verifikimin e pronave komunale, masa jo te mjaftueshme ne inkasimin e llogarive te arketueshme dhe njësi të auditimit të brendshëm të pakompletuara”, tha Spanca.