Emir Sahiti ishte fantastik në fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Slaven, me rezultat 4-0, në kuadër të Superligës së Kroacisë.
Sahiti serinë e asistimeve e nisi në golin e dytë për Brekalon në minutën e 48’, teksa vetëm dy minuta më vonë e shërbeu Kalik për rezultatin 3-0.
Sulmuesi kosovar bëri hat-trick të asistimeve në minutën e 68’, duke dhënë një super pasim për Cuic, i cili realizoi golin e katërt në ndeshje.
Hajduk Spliti renditet në vendin e dytë me 45 pikë të grumbulluara, me pikë të njëjta me Rijekan që është në pozitën e parë.