Shkëlqeu ndaj Empolit, Kristjan Asllani pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqeu ndaj Empolit, Kristjan Asllani pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A

    Insajderi
    21 January 2025 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiro e 21-të në elitën e futbollit italian ku nuk munguan as ndeshjet e mëdha. 

    Juventusi dhe Milani u përballën me njëra-tjetrën, ku në krahasim me gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ku triumfuan ‘Rossonerët’, kësaj radhe ‘Bianconerët’ triumfuan me rezultat 2-0. 

    Megjithatë, vëmendja bie tek Interi aty ku mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Empolit. 

    Asllani u paraqit për 90 minuta në këtë takim, ku arriti që të bëjë një asistim dhe për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën 8.3 nga Sofascore

    Përveç asistimit, Asllani pati edhe 74 pasime të kompletuara, tri pasime kyçe, tetë topa të gjatë të kompletuar. 

    Ai gjithashtu pati dy goditje të bllokuara, shtatë duele të fituara si dhe katër ndërhyrje ndaj kundërshtarit. 

    22-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon për ‘Nerazzurrët’ në Serie A dhe numëron dy asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark