Futbollisti i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi kishte rezervuar një befasi jo të këndshme për futbollistin e Baselit, Taulant Xhaka, derisa të dy janë në grumbullimin e kombëtares kuqezi në Austri.
Futbollistët e Kombëtares shqiptare duket se po e kalojnë shumë mirë njëri me tjetrin para fillimit të Euro 2016.
Gashi ka postuar në rrjetin social Facebook një video, teksa shihej me një maskë të ‘filmave horror’ dhe priste që ta frikësonte Xhakën.
Xhaka e ka marrë me sportivitet, pavarësisht se në fillim është frikësuar. /Insajderi.com