Shkëlzen Maliqi ironizon ndarjen e çmimeve për Osmanin dhe Kurtin: Lum UP në llumin e analfabetëve funksionalë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Maliqi ironizon ndarjen e çmimeve për Osmanin dhe Kurtin: Lum UP në llumin e analfabetëve funksionalë

    Insajderi
    07 October 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar me ironi pas ndarjes së çmimeve “Alumni Nderi” nga Universiteti i Prishtinës për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi ka thumbuar vendimin e UP-së, duke e quajtur një kontrast të thellë me gjendjen e përgjithshme të arsimit në Kosovë, të reflektuar sipas tij në rezultatet e ulëta të testit ndërkombëtar PISA.

    “Lum UP me dy ‘alumni nderi’ në llumin e të arsimuarve të gradës më të ulët PISA – analfabetë funksionalë”, ka shkruar Maliqi.

    Universiteti i Prishtinës ndau sot çmimin “Alumni Nderi” për figurat udhëheqëse të shtetit, duke vlerësuar kontributin e tyre si ish-studentë të këtij institucioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark