Një masiv shkëmbor ka rrezikuar jetën e familjes me 5 anëtarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, në banesën e familjes Lesi.
Siç duket edhe nga fotot një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.
Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloj pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.
Në momentin e ngjarjes pjesëtarët e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por duke qenë se guri ka rënë nga një distancë prej disa metrash tronditja dhe zhurma e shkaktuar ka qenë mjaft e fortë.