Shkëmbime të pengjeve të luftës: Ukraina ia jep Rusisë një oficer të zënë rob, i merr 5 ushtarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëmbime të pengjeve të luftës: Ukraina ia jep Rusisë një oficer të zënë rob, i merr 5 ushtarë

    Insajderi
    01 March 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy, u bë shkëmbimi i parë i pengjeve të luftës.

    Ukraina shkëmbeu një oficer rus të kapur me pesë luftëtarë nga forcat e mbrojtjes së Ukrainës, tha guvernatori Dmytro Zhyvytskyy me një postim në rrjetet sociale.

    Ai shtoi se ishte shkëmbimi i parë i tillë në zonë, raporton Reuters.

    Dmytro Zhyvytskyy postoi një video të një burri me flokë bjonde në pranga dhe të veshur me një xhaketë kamuflazhi të gjelbër, duke thënë se ka lindur në vitin 1997 në qytetin rus Omsk. Ai tha gjithashtu se po merrej për t’u shkëmbyer me luftëtarë ukrainas.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se s’ka qenë në gjendje ta vërtetojë video-incizimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark