Shkencëtarët britanikë: Siria përdori gazin sarin ndaj civilëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkencëtarët britanikë: Siria përdori gazin sarin ndaj civilëve

    Insajderi
    13 April 2017 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët britanikë testuan kampionë nga viktimat e sulmit me armë kimike të javës së kaluar në Siri, e pretendojnë se kanë prova për përdorimin e gazit sarin apo të një substance të ngjashme.

    Ministria britanike e Mbrojtjes tha se, shkencëtarët kryen teste mbi gjakun dhe flokët e viktimave të Khan Shaykhun, zonë në provicën siriane të Idlibit, ky 89 njerëz u vranë gjatë sulmit të 4 prillit.

    Ministria konfirmoi zbulimin e gazit sarin, apo të një substance që përmban këtë lëndë, por nuk tregoi sesi kampionët mbërritën në Britani. Megjithatë, dikasteri britanik i Mbrojtjes tha se Londra vendosi që të bëjë vet disa analiza dhe nuk po punon me ndonjë vend, apo organizëm tjetër.

    Gjithashtu, testet nuk janë pjesë e hetimit të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike. SHBA, Britania dhe shumë vende të tjera perëndimore fajësojnë regjimin e Bashar al-Assadit për sulmin me armë kimike, pavarësisht se Siria dhe aleati i saj më i fortë, Rusia, i kanë mohuar akuzat.

    Ekspertët kanë mohuar pretendimet ruse dhe siriane se avionët goditën baza armësh kimike në tokë. Komunikata britanike, ndërkohë, bëhet vetëm një ditë pasi ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdag tha se ishte plotësisht i sigurtë për përdorimin e gazit sarin, pas analizave të kryera në këtë vend.

    Britania është një prej zërave më të fortë që kërkojnë ndëshkimin e Sirisë, por edhe Rusisë për sulmin me armë kimike dhe tashmë që vërtetoi përdorimin e gazit sarin pritet një reagimin edhe më i ashpër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark