
Gjarpërinjtë u “mbetën borxh” vetëm një gjeni të trupit të tyre i cili ua bënë trupat e tyre më të gjatë, tregon një hulumtim i kryer në Portugali.
Gjeni i njohur si “Oct4”, është ai gjen që rregullon qelizat embrionale dhe ndikon në rritjen e pjesës së mesme, apo të trungut të trupit tek gjarpërinjtë.
Tek gjarpërinjtë, një gjë e çuditshme gjatë evolucionit të zvarranikëve ka rezultuar të ndodhë në gjenin “Oct4”, i cili “ndizet” vetëm gjatë fazës embrionale, njofton The Independent, transmeton Insajderi.
Shkencëtarja portugeze Rita Aires, nga Instituti “Gulbenkian de Ciencia” (IGC) në Lisbonë të Portugalisë, ka thënë se formimi i pjesëve të ndryshme të trupit punon si një garë e fortë ndërmjet gjeneve.
“Gjenet e përfshira në formimin e shtyllës kurrizore apo trungut duhet të pushojnë veprimtarinë, në mënyrë që gjenet e përfshira në formimin e pasmë të fillojnë punën”, ka thënë Aires.
Studimi për gjarpërinjtë, u bë pas studimit që instituti portugez kishte bërë në disa minj që kishin gjatësi të pazakonshme. /Insajderi.com