Shkencëtarët: Pesë gjëra që i duhen një foshnje për t’u zhvilluar - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shkencëtarët: Pesë gjëra që i duhen një foshnje për t’u zhvilluar

    Insajderi
    02 April 2024 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët kanë nxjerrë në pah pesë faktorë që janë vendimtarë për zhvillimin e trurit të të porsalindurve gjatë vitit të parë të jetës.

    Këto janë ushqimi i mirë, një mjedis stimulues dhe i sigurt, kujdes cilësor, një ritëm i rregullt cirkadian dhe gjumë, sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit.

    Ndërsa studimet e mëparshme kanë ofruar prova për përfitimet e këtyre faktorëve individualë të zhvillimit, hulumtimi i ri fokusohet në rëndësinë e tyre kolektive dhe se si ato ndikojnë në zhvillimin e trurit në mitër dhe në fëmijërinë e hershme.

    Kur foshnjat i kanë këto pesë gjëra, zhvillimi i trurit, njohja dhe zhvillimi social-emocional i tyre përmirësohet,” tha Joan Luby, profesor i psikiatrisë së fëmijëve.

    Në studimin e tyre, Lubi dhe kolegët ekzaminuan 232 të porsalindur dhe nënat e tyre, duke u fokusuar në faktorët pozitivë në mjedisin e tyre gjatë shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së foshnjave. Ekipi zbuloi se fëmijët që kishin të pesë faktorët e rritjes, të quajtur edhe faktorë T, u zhvilluan në mënyrë të shëndetshme.

    Më e rëndësishmja, studimi zbuloi gjithashtu se edhe fëmijët që rriten në kushte të pafavorshme mund të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme nëse përfshihen faktorët e mësipërm.

    Megjithëse gjenetika luan një rol në zhvillimin kognitiv të një të porsalinduri, hulumtimet tregojnë se shëndeti ynë ndikohet shumë nga mjedisi ynë psikosocial. Me fjalë të tjera, faktorët mjedisorë – të tillë si ndjenja e sigurt dhe e ushqyer mirë, gjithashtu formojnë zhvillimin tonë, ndoshta edhe më shumë se sistemet tona biologjike.

    Studimi është publikuar në revistën “JAMA Pediatrics”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark