Shkencëtarët suedezë trajtojnë pedofilët përmes drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkencëtarët suedezë trajtojnë pedofilët përmes drogës

    Insajderi
    08 May 2016 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti mjekësor Karolinska në Stokholm të Suedisë, është duke përdorur një ilaç më përbërje të testosteronit të shtypur, si një masë parandaluese për shuarjen e fantazive të pedofilëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkruan e përditshmja The Independent.

    Një nga pacientët që është duke iu nënshtruar këtij trajtimi, thotë se kishte kërkuar ndihmë pasi që kishin filluar t’i shfaqeshin mendime të padëshiruara seksuale për fëmijë.

    “Gati dy vjet më parë kuptova që është e nevojshme për të parandaluar këtë fenomen, mirëpo frikësohesha të raportoja” thotë ai.

    Pacientët në Institutin Karolinska të cilët kanë pasur fantazi pedofilie, janë duku iu nënshtruar një ilaçi  që përdoret  për të trajtuar kancerin e avancuar të prostatës, për të parë nëse kjo parandalon rrezikun që ata të abuzojnë me fëmijë.

    Në mbarë botën deri më tani janë ndërmarrë masa për të dënuar veprat e pedofilëve, mirëpo kjo është hera e parë që është ndërmarr një hap mjekësor mbi këtë fenomen. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark