Rezultati i zbulimit ka rëndësi të madhe për kohën e tashme, pasi stuhitë diellore që mund të ndodhin, kanë ndikim në Tokë, dhe mund të ndërprenë teknologjitë moderne.
Ekipi gjeti prova në bërthamat e akullit të Grenlandës ku Toka u bombardua nga grimcat diellorë të protonit 660BC.
Stuhia diellore ishte 10 herë më e fuqishme sesa çdo stuhi tjetër që nga fillimi i regjistrimeve nga ana e teknologjisë moderne.
Në Diell, kohë pas kohe, ndodhin shpërthime dhe rrjedhimisht grimcat e rrezatimeve mund të udhëtojnë drejt Tokës.
Rrezatimi gjithashtu përbën rrezik për shëndetin e astronautëve, informon BBC.
Edhe udhëtarët dhe ekuipazhet e aeroplanëve komercialë që fluturojnë në lartësi të mëdha, siç janë rrugët transatlantike, mund të pranojnë doza të larta të rrezatimit.
Shkencëtarët tani po punojnë për të kuptuar se sa të shpeshta janë këto stuhi. Kjo, mund t’i ndihmojë ata, të planifikojnë stuhitë e mëdha diellore në të ardhmen.